Vazhdon kontrolli i trafikut përmes veturave me pajisje inteligjente! – Kalimi i afatit të regjistrimit më tepër se 30 ditë & Mos respektimi i kufizimit të shpejtësisë!
Me qëllim të ofrimit së sigurisë në trafikun rrugor vazhdon kontrolli me vetura me pajisje inteligjente “SMART PATROL” në identifikimin e mjeteve të paregjistruara, mjeteve që tejkalojnë shpejtësisë e lejuar, përdorimin e telefonit mobil gjatë ngasjes si dhe identifikimin e kundërvajtje tjera.
Gjatë kontrollit në trafik përmes veturës me pajisje inteligjente “SMART PATROL” është identifikuar mjeti i pa regjistruar më tepër se 30 ditë, i njëjti sipas ligjit të ri për rregullat e trafikut është gjobitur 200 € si dhe mjeti është konfiskuar përkohësisht si dhe në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 195 km/h, i njëjti është gjobitur 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik, thuhet në njoftimi ne policisë. /2LONLINE/