Policia është dhe do të jetë aktive në zbatimin e planeve konkrete operacionale aty ku prezenca policorë vlerësohet e nevojshme.
Policia monitoron gjendjen e sigurisë dhe menaxhon me trafikun rrugor me njësitet e saj, ku njëkohësisht kërkon nga të gjithë qytetarët që të jenë vigjilent dhe të kujdesshëm që të shmangin veprime të cilat mund të rrezikojnë sigurinë e tyre dhe sigurinë e të tjerëve në përgjithësi.
Zbatimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve nuk ka alternativ, prandaj masa ligjore do të ndërmerren ndaj të gjithë atyre individëve kryej veprime të kundërligjshme dhe që mund të cenojnë sigurinë qytetare.
Urdhri operativ “Siguria në Trafikun Rrugor 2023”, në vazhdimësi po implementohet nga njësitet policore në teren dhe ka për qëllim uljen e aksidenteve rrugore në përgjithësi.
Vetëm gjatë 24 orëve të kaluara janë realizuar 587 pika kontrolli të automjeteve (PKA), përderisa për shkelje ligjore në trafik janë konfiskuar 71 patentë shofer.
Për të arritur objektivat e përbashkëta për një siguri të qëndrueshme rrugore dhe qarkullim pa pengesa kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, veçanërisht nga drejtuesit (vozitësit) e automjeteve që të shmangin veprimet të cilat ndikojnë në shpërqendrimin e tyre gjatë vozitjes, si;
– në përgjithësi vozitjen e automjetit ta përshtatin me gjendjen dhe kushtet në rrugë.
– t’i shmangen përdorimit të telefonave mobil gjatë drejtimit të automjetit,
– të respektojnë shenjat për kufizimin e shpejtësisë
– të mbajnë distancën e duhur në mes automjeteve gjatë qarkullimit, etj.
Për rezultatet dhe masat e ndërmarra nga Policia e Kosovës në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore gjatë implementimit të urdhrit operativ “Siguria në Trafikun Rrugor 2023” në nivel vendi, për 24 orët e kaluara (27.12.2023) në vijim po ju përcjellim tabelën me statistika: