Festa e triumfit në derbi po vazhdon tek tifozët e Dritës, pas fitores së derbit lokal ndaj Gjilanit me rezultat 0:1.
Faqja zyrtare e klubit ka ironizuar me një moment të kapur nga aparati fotografik i shkrepur disa sekonda pas shënimit të golit të qendërmbrojtësit të Dritës, Ardian Cuculit.
Ndërsa, ky imazh shoqërohet me mbishkrimin: “Fotoja e ditës”, shkruan faqja zyrtare e klubt të Dritës.
Imazhet e golit të Ardian Cuculit do të mbahen mend gjatë nga ‘bardhekaltërit’ që të dielën më 29 shtator triumfuan derbin numër 30-të kampional ndaj rivalëve të përbetuar SC Gjilanin.
Ndërkohë që dy mbrojtësit e Gjilanit, Oltion Rapa dhe Jackson Ferreira gjenden të shtrirë në tokë dhe pjesa tjetër e skuadrës që proteston për golin.
Me Ardian Cuculin që feston pas golit dhe Liridon Lecin që është i gatshëm për festë.