Në Bruksel zhvillohet sot rrethi i ri i bisedimeve midis kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq. Siç raportojnë mediat serbe, në takim me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Është paralajmëruar se temë e bisedimeve do të jenë çështjet e hapura në lidhje me gjyqësorin dhe formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Ky është rrethi i parë për këtë vit i bisedimeve për normalizim marrëdhëniesh midis Kosovës dhe Serbisë.