Në kuadër të masave për ndalimin e përhapjes së mëtjutjeshme të gripit pandemik, në Komunën e Vitisë, ka vazhduar dezinfektimi i objekteve dhe hapësirave publike.
Sot janë trajtuar parku i qytetit, trotuaret, Stacionin e Policisë në Viti, objektin e Brigadës së Zjarrfikësve dhe objektin e Emergjencës. Kurse në ditët në vijim, do të dezinfektohen edhe hapësira dhe objekteve tjera.
Kryetari Sokol Haliti, i cili kryeson edhe Komitetin Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim ka thënë se institucionet komunale bashkë me mekanizmat tjerë po bëjnë të pamundurën për ta mbajtur gjendjen nën kontrollë, në mënyrë që qytetarët vitias të mos rrezikohen nga ky grip.