“Aksioni derë më derë për t’i ndihmuar pleqtë e vetmuar pa përkujdesje gjithnjë e më shumë po merr vëmendjen e qytetarëve, të bashkatdhetarëve tanë si dhe pronarëve të bizneseve”, ka bërë me dije Rexhep Morina, sekretar i Kryqit të Kuq të Kosovës, dega në Kamenicë, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Sipas tij, biznesmeni i njohur nga Topanica, Selamet Morina – “HALITI SM’ u deklarua se 12 muaj të vitit do ta dhurojë nga një pako për këtë kategori nevojtarësh.
“Deri më tani në këtë aksion janë grumbulluar 45 pako. Presim edhe nga pronarët e tjerë e qytetarë që të solidarizohen me këtë aksion human. Çdo qytetarë mund të marr pjesë me shuma simbolike në mënyra individuale, së bashku me shok apo edhe kolektivisht”, ka thënë Morina. /2LONLINE/