Aksioni humanitar “Ushqim për skamnorët” po vazhdon tutje ndërsa Iniciativa Qytetare e Zhegrës (IQZH) ka falënderuar të gjithë ata/ato që e benë të mundur të vazhdojë ky aktivitet human i filluar qysh më 2014, që vazhdon të ndihmojë dhe shpërndaj pako me artikuj ushqimor e higjienik, në mënyrë të rregullt (çdo të I-rin e muajit), për t’u dalë në ndihmë familjeve në kushte të vështira, përkatësisht në varfëri të skajshme.
“Pa mbështetjet tuaja dhe grupeve apo kompanive siç janë: Rotaract club “Anamorava”-Gjilan, “Interex”- Gjilan, SH.P.K. “Fluidi” Export-Import- Gjilan, “Reracom” Pozhoran, Portali “2LONLINE” Gjilan…, kjo iniciativë ka kohë që do të dështonte, por ju, jeni ata që mundësuat vazhdimin e kësaj iniciative dhe inkurajuat grupin vullnetar ta shtojë kujdesin që në mënyrë të rregullt bëjnë shpërndarjen e ndihmave për t’ua lehtësuar sadopak gjendjen e tyre të vështirë’”, ka thënë Mustafë Jashari nga IQZH-ja, për t’i vlerësuar shumë dhe për t’i mos harruar kurrë edhe të gjithë ata të tjerë, që ndër vite kishin ndihmuar.
Sipas tij, deri më tani, shpërndarja e ndihmave është bërë çdo të I-rin e muajit, kurse shpërndarja e radhës për muajin Qershor do të bëhet më 30 Maj, me pako të përforcuara me artikuj ushqimor, në respekt të Natës së Kadrit (më 31 Maj 2019), Natës së Fitër Bajramit (më 3 Qershor 2019) dhe Fitër Bajramit (më 4 – 6 Qershor 2019).
Pra, kësaj here pakot më të begatshme do të jenë për Festën e Fitër Bajramit, për familjet në kushte të vështira të Zhegrës dhe fshatrave përreth.
“Si çdo herë, me kërkesën e çdonjërit që ka kontribuar në këtë iniciativë, mundet t’i dërgohen edhe listat e detajuara vjetor ose të kontributit të tij personal, që nga fillimi më 2014 e deri më sot, përmes postën elektronike. Aksioni humanitar “Ushqim për skamnorët” nuk është lloj gare se kush sa po jep, por kush sa ka dëshirë dhe mundësi. Prandaj, në vijim po ua prezantojmë Pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve, ekskluzivisht, në artikuj ushqimor e higjienik 2014 – 2019”, ka thënë Jashari.
Përndryshe,m ai ka bërë me dije se për informata më të hollësishme dhe konsultimin e listave (dokumentet) e kësaj iniciative, mund t’i bëhen te Shkëlzen Kurteshi, zyra e “Orange-Net”, Zhegër. Tel: +383 (0)44 711 356.
“Ju falënderojmë dhe e lusim Zoti e Madhërishëm të ju shpërblej për përkrahjen dhe kontributet Tuaja shumë të çmuara”, vije urimi nga IQZH-ja.