PDK është duke zhvilluar takime intenzive me qytetarët e Gjilanit, për ta prezantuar platformën e tyre fituese dhe zhvillimore për të gjithë qytetarët.
Në takimet e mbajtura me qytetarët e fshatit Velekincë, Cërnicë dhe Kishnapolë, u rikonfirmua mbështetja e madhe për kandidatin e PDK-së Zenun Pajazitin.
Fryma pozitive, mirëpo edhe vullneti shumë i madh i të gjithë qytetarëve pa dallim, janë sinjalizues të qartë se pas pak ditësh, fitorja e PDK-së do të bëhet realitet.
Qytetarët e Gjilanit nuk janë të interesuar të falin besimin e tyre për një kandidat dembel e mos punëtor, e as të një tjetri arrogant dhe denigrues, thuhet në komunikatën e PDK-së.