Komuna e Kamenicës edhe përkundër pandemisë është duke vazhduar punën për të realizuar projekte të ndryshme infrastrukturore.
Momentalisht janë duke vazhduar punimet për rregullimin e shtratit të lumit si dhe hapësirat për ecje e pushim në Desivojcë, linja e Shipashnicës.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se është shumë i lumtur që po realizohen projektet infrastrukturore në komunën e Kamenicës.
“I lumtur që në mesin e shumë projekteve infrastrukturore në komunën tonë, po vazhdojnë punimet edhe në projektin për rregullimin e shtratit të lumit në Desivojcë, linja e Shipashnicës. Në këtë projekt parashihet rregullimi dhe pastrimi i shtratit të lumit, si dhe hapësirat për ecje e pushim.
Po vazhdojmë me punë që qytetarëve tanë t’u mundësojmë kushte më të mira, hapësirë atraktive e ambient më të pastër!”, tha Kastrati. /2LONLINE.com/