Në vazhdën e punimeve për realizimin e projekteve të parapara për këtë vit, në teren po vazhdojnë punët në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe hapësirave të gjelbëruara të komunës së Vitisë.
Në këtë kontest, kryetari i komunës Sokol Haliti ka qëndruar në Fshatin e Ri, për të parë nga afër punimet që janë duke u kryer në përgatitjen për asfaltim të rrugës së Bregut, në këtë lokalitet.
Gjithashtu, një vizitë I është bërë edhe parkut “Martirët Demiri” në Pozheran, ku është duke u rregulluar kjo hapësirë gjelbëruese.
Kryetari Haliti ka thënë se po vazhdohet të punohet edhe më tej në realizimin e projekteve dhe kështu deri në fund të vitit të përfundojnë projektet e parapara për këtë vit.