DYLON

Rexhepi: Parkingje ilegale në Zhegër, po rrezikohen këmbësorët

Rexhepi: Parkingje ilegale në Zhegër, po rrezikohen këmbësorët
Avatar photo Redaksia

Në konferencën e sotme për media të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan, përveç kryetarit, Nevzad Isufi, ka folur edhe këshilltarja komunale nga ky subjekt Arjeta Rexhepi. Ajo ka paraqitur si problem ndërtimin e paautorizuar të parkingut ilegal, në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Zhegër.

“Këto parkingje në skaj të QMF-së do të shkaktojnë rrezik për këmbësorë sepse veturat do të kalojnë nëpër trotuar për t’u parkuar. Kemi gjetur një varg shkeljesh ligjore të cilat janë edhe vepra penale të rënda si: tejkalimi i kompetencave, krijim i paautorizuar i pronës publike, cenim i pronës publike, prerje e drunjve dhe pishave pa autorizim, në këtë rast, shkaktim i rrezikut për këmbësorë, gërryerja e dheut dhe degradim i ambientit të hapësirës vepruese të QMF-së dhe dëmtim i trotuarit”, ka theksuar Rexhepi.

Këshilltarja Arjeta Rexhepi tutje ka vijuar se për këtë rast banorët e fshatit Zhegër kanë bërë ankesë, duke kërkuar që gjendja të kthehet në gjendje të mëparshme.

EkoHigjiena

Ajo ka shtuar se përkohësisht u ndërprenë punimet në këtë pjesë por që nga atëherë nuk është ndërmarrë asgjë.

Po ashtu Rexhepi ka thënë se edhe në seancën e fundit të kuvendit komunal si pikë e rendit të ditës nga LDK është propozuar që të ndryshohet rregullorja për këshillat e fshatrave dhe lagjeve.

Sipas kuvendares Rexhepi, siç përfundon mandati i një anëtari të kuvendit përfundon edhe mandati i Këshillit të fshatrave dhe udhëheqjes së tij.

Prandaj, ajo uron që në zgjedhjet e reja të ketë vërtetë kryetar të Këshillave për fshatra dhe lagje që e meritojnë dhe jo militant të LDK-së. /Elife Sherifi/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.