(2L ONLINE) – Kanë vazhduar edhe sot punimet në pastrimin e Lumit Morava, në zonën e fshatrave Radivojc, Budrik e Skifteraj, ku kanë filluar të dielën.
Aktualisht po bëhet pastrimi i shtratit të Lumit, në mënyrë që të evitohen defektet që shpesh herë kanë sjellë vërshime në këtë zonë. Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka deklaruar sot se punimet do të vazhdojnë edhe në ditët tjera.
Përndryshe, Kryetari i komunës Sokol Haliti, lidhur me këtë iniciativë kishte thënë se është ndërmarrë pas konsultimeve që janë bërë me gjitha grupet parlamentare, këshillat e fshatrave, shoqërinë civile etj, që të fillohet aksioni i përgjithshëm i pastrimit të Lumit Morava, sidomos në pikat ku është i dëmtuar shtrati i lumit nga ku edhe vijnë vërshimet për vite me radhë. /2L ONLINE/