Realizimi i projekteve që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore, e posaqërisht të atyre bujqësore, po vazhdojnë edhe më tej në komunën e Vitisë.
Në realizim e sipër është një rrugë bujqësore në fshatin Beguncë, e gjithashtu edhe rruga bujqësore që lidh fshatin Sllatinë e Poshtme me fshatin Gërmovë.
“Për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në këto dy rrugë, kryetari i komunës Sokol Haliti i ka vizituar ato, ku edhe ka takuar banorët e këtyre zonave, të cilët e kanë falënderuar atë për përkushtimin që t’iu ofrohen shërbime sa më të mira, gjegjësisht çasje në tokat e tyre bujqësore përmes këtyre rrugëve”, njofton zyra për informim e Komunës së Vitisë