DYLON

Kosova me vlerë më të vogël se Çekia, por ka zemër të madhe

Kosova me vlerë më të vogël se Çekia, por ka zemër të madhe
Avatar photo Elife Sherifi

Eliminatoret e Kampionatit Evropian 2020 po shkojnë drejt fundit, ndërsa gara për të zënë vendet e mbetura që dërgojnë atje po bëhet shumë e “nxehtë”.

Kosova dhe Çekia janë vetëm një pikë larg njëra-tjetrës dhe ndeshja direkte midis tyre mund të vendosë gjithçka. Kosova e kishte mposhtur në shtator Çekinë në “Fadil Vokrri” me rezultat 2:1, ndërsa ndeshja e nëntorit do të luhet në territorin çek.

Sipas Transfermarktit, Kosova ka dukshëm vlerë më të vogël sesa Çekia.

EkoHigjiena

“Dardanët” vlerësohen aktualishtt me një vlerë prej 74.025.000 eurosh, e që është mbi 50 milionë më e vogël se ajo e Republikës Çeke.

Çekia ka vlerë të ekipit 126.850.000 që e bën atë Kombëtare më cilësore se Kosova.

Aktualisht, Çekia është e dyta në grupin A me 12 pikë e ndjekur nga Kosova në pozitën e tretë me 11 pikë të grumbulluara.