(2L ONLINE) – Grupi i Këshilltarëve Komunal të PDK-së në KK të Gjilanit, përmes Riad Rashtit, i kundërpërgjigjet Shaban Tërstenës, drejtorit të shkollës së mesme të Mjekësisë, në polemikat që janë hapur për sferën e arsimit, e për të cilën është deklaruar disa herë deri më tani, herë njëra, e herë pala tjetër.
Kësaj here reagimi i Grupit të Këshilltarëve Komunal të PDK-së vije ndaj deklarimeve të Tërstenës në shkrimin “Tërstena – PDK-së: Unë mund të kem sklerozë, por letrat nuk kanë?
Paraprakisht shih shkrimet e mëparshme:
Tërstena – PDK-së: Unë mund të kem sklerozë, por letrat nuk kanë
Janë rrok keq e si duket nuk do të ndalen!
Kur flitet për Shaban Tërstenën, PDK-ja duhet të turpërohet dhe të ulë kokën
Grupi i Këshilltarëve të PDK i kundërpërgjigjet reagimit të Tërstenës
Ja tani reagimi i PDK: Profiterat si Shaban Tërstena, dinë edhe të maskojnë
“Siç duket drejtori i shkollës së mesme të Mjekësisë, paska probleme më shume se sa veç me sklerozën. Tentimi për të arsyetuar veprat e tij të cilat i ka bërë në kundërshtim me ligjin, duke paraqitur kinse fakte para opinionit, me letra të pa vulosura dhe pa asnjë nënshkrim, tregon më së miri, se sa të besueshme janë reagimet dhe kinse argumentet e tij.
Emrat e shkruar me dorë të shtatë nxënësve, në një copë letre, tregon më së miri gënjeshtrat e tij, për kinse presione që ka paska pasur ai, nga emrat të cilët i ka përmendur në reagimin e tij. Sepse në listën prej 56 nxënësve, të cilët ai kokë në vete i ka regjistruar duke bërë biznes me nxënësit, figurojnë vetëm dy nga shtatë emrat e shkruar në listën e tij të paraqitur, kinse si argument. Atëherë shtrohet pyetja kush janë 54 nxënës tjerë që ju i keni regjistruar? (shih foton e listës)
Prandaj edhe për këtë jeni suspenduar, sepse keni keqpërdorur pozitën tuaj, ju keni përfituar mjete financiare nga prindërit, tani veç janë dëshmitë se kujt nga fshati Livoq i keni marr para ju bashkë me kolegët e tu, e fatkeqësisht këto dëshmi nuk i kemi pasur më parë, se edhe ju do të ishit në shoqërimin e kolegëve tuaj për të vuajtur dënimin e merituar.
Për të sqaruar edhe një herë opinionin, detyrohemi ti paraqesim faktet tona, për kërkesat të cilat kanë ardhur (4-5 raste) me arsyeshmëri për të regjistruar nxënësit në këtë shkollë (shih fotot), që kanë qenë fëmijë të familjeve të dëshmorëve dhe të atillë që për dy vite me radhë nuk kanë mundur të regjistrohen nga pengesat tuaja si drejtor i kësaj shkolle.
Ju edhe aktualisht jeni drejtor i jashtëligjshëm, jeni duke bërë ende keqpërdorime të mëdha në këtë shkollë të mjekësisë në Gjilan. Me urdhra të udhëheqësve të pushtetit komunal dhe të zyrtarëve tjerë të LDK-së, jeni duke pranuar nxënës në numër jashtëzakonisht të madh, ku nga 192 sa ka qenë numri i përcaktuar për të regjistruar nxënës në këtë vit, ju keni pranuar mbi 350 nxënës, pra tani janë të pranuar më shumë, mbi 160 nxënës pa kriteret e miratuara dhe jashtë përcaktimit të drejtorisë së arsimit në Gjilan. Vetëm më datë 22 tetor, i keni pranuar 20 nxënës tjerë në shkollën e Mjekësisë, nëse i do faktet publikisht, trego? Por së shpejti për të gjitha këto, do të japësh llogari për keqpërdorimet tuaja dhe do të përballesh me ligjin.
Sa i përket çështjeve tjera, të cilat i keni theksuar në reagimin tuaj, ju prapë keni vazhduar të gënjeni fort, sepse keni thënë se kinse pas shkarkimit tuaj, në klasën X/9 qenka regjistruar edhe një nxënëse, ndërsa edhe për këtë ne e kemi argumentin, sepse kjo nxënëse në gjysmë vjetorin e dytë ka ardhur me fletë kalim nga Prishtina në Gjilan dhe kjo është mirë e rregulluar me ligj, andaj mos gënjeni opinionin për këtë.
Për rizgjedhjen tuaj si drejtor në vitin 2007, ju prapë nuk keni mundur të arsyetoni gënjeshtrën tuaj, që keni deklaruar se LDK-ja më ka zgjedhur drejtor edhe pse ke qenë në LDD. Jo se edhe kjo është një gënjeshtër e pastër e juaja, sepse rizgjedhja e juaj më datë 05.11.2007 është bërë nga LDD-ja e cila udhëhiqte me komunën dhe që ishte në luftë me LDK-në nëpër institucionet komunale (Pëlcitnin edhe bombat nëpër qytetin e Gjilanit në mes juve). Si dhe ri-zgjedhja e juaj në atë kohë ka qenë e jashtëligjshme, sepse po në atë muaj ishin zgjedhjet komunale, por ndoshta nga skleroza i keni harruar të gjitha këto ngjarje dramatike, ndoshta keni pësuar edhe trauma nga ajo kohë.
Ankesën të cilën e keni bërë, ka të bëjë me suspendimin tuaj për keqpërdorime dhe shkelje ligjore dhe aspak nuk ka të bëjë me kandidimin tuaj për drejtor në këtë shkollë. Por po shihet se jeni një gënjeshtar, keqpërdorues, shkelës i ligjit, profiter dhe frikacak. Apo ndoshta keni qenë në atë kohë “Qengji i butë, që i keni thithë dy nëna” edhe ia keni arritur kësaj mirë, duke mashtruar në të gjitha anët. Njëherë në LDK, pastaj në LDD, e kur pësove keq, e thithje PDK-në si qengji, për gjashtë vite, tani jeni prapë aktualisht në LDK. Pra, i këtij karakteri jeni ju, me të gjithë je vetëm për të thithur si qengji, që të kesh mundësinë për të përfituar personalisht, sepse për asgjë tjetër nuk jeni i njohur, në qytetin e Gjilanit.
Ti je një “hiq” për Partinë Demokratike të Kosovës” dhe ishte e tepërt edhe kjo kohë e konsumuar nga ne, për tipin tuaj, të një matrapazi. Por nëse ju jeni ende me disponim për të vazhduar tutje, ne jemi edhe më të gatshëm se ju, në çdo kohë dhe në çdo moment do të jemi pranë jush dhe pranë secilit i cili bënë veprime të dëmshme në kurriz të qytetarëve të Gjilanit.
Grupi i Këshilltarëve Komunal të PDK-së në KK Gjilan
Lexo edhe polemikat e mëhershme:
PDK: Pushteti po kujdeset për “Turshia” të tenderëve dhe projekteve!
Musa lutet për PDK: “O Zot, jepu fuqi atyre ta mbyllin gojën kur nuk kanë çka për të thënë”
PDK: Ne e kuptojmë Nazmi Musën, sepse është nën masa të dhunshme
Musa: Humbësit e pushtetit pavarësisht apetiteve nuk duhet të bëhen nihilistë