Java e 19-të e Superliges ka filluar dje me ndeshjen e zhvilluar mes Vushtrrisë dhe Dritës (2-3), por pritet të vazhdojë këtë të shtunë me dy super përballje të zjarrta.
Në “Bajram Aliu” të Skenderajt takohen Drenica dhe Prishtina. Një përballje tejet interesante ndërmjet dy rivalëve të vjetër që gjithmonë kanë ofruar ndeshje dramatike.
Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo ndërmjet Llapit dhe Feronikelit e cila do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës.
E shtune
Drenica – Prishtina
Llapi – Feronikeli
Të dy ndeshjet startojnë nga ora 13:00.