Mjekët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kamenicë sot kanë bërë kontrollimin sistematik të nxënësve të klasëve të pesta të shkollës fillore “Fan S. Noli” në Kamenicë.
Gjatë kësaj vizite i pranishëm ka qenë Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Socale Dritan Maliqi bashkë me u.d Drejtorin e QKMF-së Ylber Thaqi dhe Shefin e Kabinetit Meriton Ramabaja.
Kjo kontrollë i’u është bërë nxënësve me qëllim të informimit dhe zbulimit të problemeve të mundshme që ata mund të hasin në shëndetin e tyre.
Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Socale Dritan Maliqi, tha se këto kontrolla janë shumë të rëndësishme dhe të domosdoshme që të vazhdojnë edhe më tutje.
Gjithashtu, ky projekt është njëri prej realizimeve që Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati ka premtuar gjatë fushatës.