Nga data 20 korrik 2020, në Drejtorinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka filluar aplikimi i fermerëve për pagesa direkte-subvencione për këtë vit.
DBPZHR ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që ky proces të rrjedh sa më mirë dhe lehtë për fermerët e Kamenicës.
Drejtori i DBPZHR-së, Naim Arifi, tha se stafi i kësaj drejtorie është duke ofruar angazhimin maksimal për pranimin e aplikacioneve nga fermerët e Komunës së Kamenicës.
“Angazhim maksimal i stafit për pranimin e aplikacioneve për subvencione-pagesa direkte për fermerët e komunës sonë. Edhe pse jemi në kohë pandemie dhe rreziku për shëndet është i vazhdueshëm, drejtoria jonë është duke punuar nga 10-12 orë në ditë, me një vullnet të madh me të vetmin qëllim që të gjithë fermerët e komunës sonë të kenë mundësi për kryerjen e aplikimit për subvencione”, tha Arifi.
Aplikimet e fermerëve për pagesa direkte-subvencione pranohen deri më datë 14 gusht 2020. /2LONLINE.com/