Drejtoria Rajonale e Policisë, Njësia për komunitet pranë Stacionit të Policisë në Gjilan, në vazhdën e zbatimit të Strategjia e Integruar e Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi gjatë ditës së djeshme kanë mbajt takim me komitetin lokal për Siguri publike në fshatin Pogragjë.
Gjendja e sigurisë në fshat është vlerësuar e mirë nga ana e të pranishmëve.
Është diskutuar rreth projekteve të cilat do të ndikonin edhe më tej në avancimin e sigurisë dhe mirëqenies së banorëve të këtij fshati.
Ky komitet sot para qytetareve të këtij fshati ka bërë prezantimin e anëtarëve të komitetit dhe njëherit i ka njoftuar banoret për Rolin dhe Detyrat e tyre.
Po ashtu kanë prezantuar edhe projektin e iniciuar për Sigurinë në komunikacion dhe vendosjen e barrierave dhe sinjalizuesve në rrugë me qellim të ngritjes se sigurisë në rrugë dhe vetëdijesimin e pjesëmarrësve të tjerë.
Policia e Kosovës është e përkushtuar të punoj dhe veproj për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë. /2LONLINE/