Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti“, sot ka vazhduar t’u dalë në ndihmë familjeve në nevojë nëpër shumicën e fshatrave të Komunës së Gjilanit.
“Këtë aksion i cili është në prag të Festës së Fitër Bajramit, Këshilli I Bashkësisë Islame po e kryen në bashkëpunim me kryetarët e fshatrave”, ka bërë me dije Agim Hyseni, koordinatori i kësaj shoqate.
Sipas tij, u ndihmua fshati Pogragjë (10),Zhegër (10),Livoq i Ulët (10) Livoq i Epërm (10), Bresalc (10), Ponesh (10) Shurdhan (11) Kishnapole (13), Vërbica e Zhegovcit (10) pastaj edhe disa fshatra më të vogla.
““Bereqeti” falënderon të gjithë ata që kontribuuan në përgatitjen e këtyre pakove ushqimore, duke e lutur Allahun që t’i shpërblejë në këtë botë dhe në ahiret”, ka thënë Hyseni.