Pasi koha e rregullt e ndeshjes për fazën paraeliminatore në Ligën e Kampionëve në mes FC Santa Coloma dhe KF Drita nga Gjilani, kishte përfunduar me rezultat 0-0, ndeshja shkoi në vazhdime, e 15-të minutat e para dolën të jenë fatlume për kampionin e Kosovës, pasi në këtë pjesë arriti të shënojë dy gola. Shabani në minutën e 99 dhe Gërbeshi nga penalltia në minutën e 105 shënuan për Dritën.
Tani ka filluar 15 minutëshi i dytë dhe Drita është shumë afër fitores.