Rikthehen garat në Superligën e Kosovës në futboll dhe në kuadër të javës së 5-të, klubi FC Drita zhvillon ndeshjen në udhëtim te KF Fushë Kosova.
Kryetrajneri i Dritës, Akis Vavalis ka thënë me këtë rast se skuadra është gati dhe se do të luftojë për 90-të minuta lojë.
“Ne kishim dy javë dhe kishim shumë gjëra për të ndryshuar dhe përmirësuar. Nesër kemi një ndeshje të vështirë pasi KF Fushë Kosova ka një ekip shumë të mirë ne kemi analizuar ndeshjet e tyre dhe kemi parë si i kanë humbur ndeshjet. Ne do të luftojmë për 90 minuta dhe shpresoj të marrim tri pikët”, ka thënë Vavalis.
Ai theksoi se është fillimi i kampionatit dhe ka akoma ndeshje, ndonëse jemi skuadër nga e cila pritet fitorja gjithmonë.
Ndeshja KF Fushë Kosova – FC DRITA zhvillohet të shtunën, ora 15:00, stadiumi “Sami Kelmendi” Lipjan. /2LONLINE/