(2L ONLINE) – Dite e shënuar për qytetaret e dëbuar nga Kosova Lindore kalimi i ndryshimeve statutore të Komunës së Gjilanit. Kështu kanë vlerësuar në Lëvizjen Vatra
“Kjo dite do të mbetet e shënuar në kalendarin e avancimit të drejtave elementare për jetesën e qytetarëve të Kosovës Lindore, si për ata që jetojnë në Kosovën Lindore po ashtu edhe për ata që janë të dëbuar nga shtëpitë e tyre për ata që jetojnë në Republikën e Kosovës, e në veçanti në Qytetin e Gjilanit. Në këto ndryshime parashihet themelimi i zyrës për Kosovë Lindore pran zyrës së kryetarit të Komunës z.Lutfi Haziri”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga sektori i Informimit të Lëvizjes Vatra..
“Me ndryshimet statusore që janë bërë sot është bërë realitet themelimi i zyrës për Kosovën Lindore, këto ndryshim tani mundësojnë fillimin e punës edhe në mënyrë formale të kësaj zyre.
Kjo kërkesë e kamotshëm e ”Vatrës”, e së fundi e bërë edhe premtim i fushatës zgjedhore të 2013 nga Lëvizja Qytetare”Vatra” e premtim i Kryetarit të Gjilanit z.Lutfi Haziri, tani partner i koalicionit lokal në Gjilan po bëhet realitet.
Qytetarët e Kosovës Lindore nga data 6.11.2014 janë bërë me adrese institucionale adrës e cila do merret me grumbullimin, identifikimin faktimin dhe zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të Kosovës Lindore”, thuhet n ëfund të komunikatës të Lëvizjes Vatra. /2L ONLINE/