Gjilan – (2LONLINE) – Lëvizja Vatra ka reaguar ndaj maltretimit që iu është bërë Ilmi Bajramit nga Suharna. Sipas tyre, rasti ka ndodhur në fshatin Suharnë, disa njerëz që paraqiteshin si gjahtarë kanë maltretuar Ilmi Bajramin, nga po i njëjti fshat. Serbët ishin futur në luadhet e fshatit, ku Ilmiu ishte duke punuar dhe ruajtur bagëtinë. Ata ia kanë drejtuar armët dhe i kanë kërkuar të mos tentoj të rezistojë, ngase do të shkrepim armët.
Ismet Tafili, nga sektori për informim i Lëvizjes Vatra ka thënë se gjatë dy orëve sa e kanë mbajtur, e kanë maltretur, kërcënuar dhe ofenduar në baza nacionale, madje i kanë sugjeruar që të largohet sa më shpejt në drejtim të Kosovës ku kanë shkuar edhe pjesa tjetër e ,,shqiptarëve’’, sepse ne jemi këtu dhe kjo është tokë e jona! Ndërsa Ilmiu kishte këmbëngul se unë jam në tokën time, paguaj tatim në pronë, ruaj bagëtinë me të cilat e mbaj familjen. Fundja nuk kam ku të shkoj sepse këtë tokë e kam trashëguar nga të parët e mi.
“Shtrohet pyetja gjeri kur me këso provokimesh? Ata donë të dëbojnë edhe ato pak shtëpi sa kanë mbetur në Malësinë e Bujanocit. Kush garanton se ata nuk kanë qenë paramilitarë, apo njerëz të porositur nga Serbia, me qëllim që ta pastrojnë edhe atë pjesë nga elementi shqiptarë”, ka thënë Tafili duke përcjellë kështu reagimin e Lëvizjes Vatra.
Sipas tij, Lëvizja Vatra, apelon tek të gjithë faktorët relevant që të ndërmarrin diçka për të parandaluar pastrimin etnik, gjegjësisht për të mbrojtur atë popullatë nga kriminelët e pangopshëm. Tërheqim vërejtjen edhe faktorit politik në Shqipëri dhe Kosovë të ngrehin zërin tek faktori ndërkombëtar për të parandaluar më të keqen.
“Ndryshe si mund të arsyetohen veprimet e Serbisë kur i mbrojnë edhe kriminelët që janë dënuar nga e gjithë bota, ndërsa politikanët tanë nuk bëjnë edhe reagimin më të vogël në mbrojtje të qytetarëve të tyre në pronën e tyre!”, ka thënë Tafili. /2lonline/