(2LONLINE) – Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi të caktuara që të mbahen, më 16 mars 2014, tregojnë se në Serbi ka probleme të shumta politike, ekonomike e sociale, e si duket ka problem edhe me shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, thonë përfaqësues të Lëvizjes Vatra me seli në Gjilan.
Kushtrim Kadriu nga Lëvizja Vatra thotë se kjo Lëvizje në këto momente, duke i parë diskriminimet, shtypjen që po e bënë Serbia, është kategorike që mos të votohet për parlamentin e Serbisë, sepse asaj do t’i ndihmohet në rrafshin politik. Serbia është në gjendje t`ua sigurojë votat edhe nga qytetet tjera të Serbisë, por e rëndësishme është që qytetarët të mos dalin në zgjedhje që kërkohet nga njerëz vetëm për interesa të personale dhe partiake.
“Duke qenë të pushtuar,Shqiptarët vazhdimisht janë të diskriminuar. Format e diskriminimit janë më të ndryshme: Forcat e mëdha ushtarako-policore i kanë zënë frymën qytetarëve tanë, pushteti serb ua konfiskon e ua burgosë abetaren shqipe, nuk lejon ndërtimin e universitetit për 100 000 shqiptarët, nuk lejon mësimin në gjuhën shqipe sipas plan programeve të Kosovës, zhvillimin ekonomik të kësaj pjese e ka sjellë para kolapsit, dhe nuk investon, ndërsa tani kërkon të dalim në zgjedhje, që për shqiptarët janë të huaja”, thotë Kadriu.
Ai vazhdon të numëron format e diskriminimit dhe se përmend edhe atë se Serbia grabitë hajnisht e me forca të mëdha të policisë e xhandarmërisë lapidarët që i vendosë populli shqiptar për përkujtim të dëshmorëve të rënë për liri, ndërsa të rënëve serbë u ngrit përmendore me simbole provokuese edhe atë në vendbanime etnike shqiptare.
Pastaj, ua mohon shqiptarëve të ndjekur marrjen e dyshtetësisë, ndalon qarkullimin e lirë të banorëve, posaçërisht të fshatrave të Malësisë së Bujanocit dhe të Karadakut, burgosë shqiptarët e pafajshëm duke i përdorë ata si mish për vota, e më pas i liron si të pafajshëm, nuk lejon kthimin e ish ushtarëve të UÇPMB-së dhe të veprimtarëve në shtëpitë e tyre, edhe pse ka bërë amnistinë.
“Këto e shumë fakte të diskriminimit të popullit shqiptar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc të dërgon në konkludim : Pse të votojmë për një parlament të këtij regjimi. Kur ky parlamente nuk beri asgjë te mire për këta qytetarë. Edhe po të shkojnë disa deputet shqiptarë, nuk qojnë peshë pasi që parlamenti serb ka 250 deputet dhe i rrëzon të gjitha kërkesat e shqiptarëve”, thotë Kadriu i Vatrës.
Prandaj, sipas tij, Lëvizja ”Vatra” në këto momente, duke i parë diskriminimet, shtypjen që po e bënë Serbia, është kategorike që mos të votohet për parlamentin e Serbisë, sepse asaj do t’i ndihmohet në rrafshin politik. Serbia është në gjendje t`ua sigurojë votat edhe nga qytetet tjera të Serbisë, por e rëndësishme është që qytetarët të mos dalin në zgjedhje që kërkohet nga njerëz vetëm për interesa të personale dhe partiake. Ajo do të lavdërohet në të gjitha forumet, institucionet e organizmat evropiane e ndërkombëtare, se ja, unë i kam kaq deputetë shqiptarë në parlamentin serb, unë jam shtet demokratik etj., e në fakt ajo nuk përfill asnjë kërkesë të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. /2lonline/