“Sot, filluam peticionin me qytetarët e Gjilanit, për kërkesën që e diela të bëhet ditë pushimi edhe për punëtorët e sektorit privat. Peticioni nisi me iniciativë të Lëvizjes Qytetare “Vatra” dhe me mbështetjen e asambleistit Isa Agushi”.
Kështu tha Kushtrim Kadriu, kreu i Lëvizjes “Vatra”, sipas të cilit kjo është një iniciativë që ka nisur që në prill të vitit të kaluar, por që deri tani është penguar dhe zvarritur nga udhëheqësia e Komunës së Gjilanit, me në krye Lutfi Hazirin.
“Ky peticion do t’i dërgohet ekzekutivit dhe legjislativit të Gjilanit që e diela të bëhet sa më parë pushim”, ka thënë Kadriu.
Përndryshe, ai bashkë edhem e aktivstë të tjerë si Valmira Arifi dhe anaëtari i Kuvendit nga “Vatra”, Mefail Lonuzi ftuan qytetarët që sa më masovikisht të nënshkruajnë këtë peticion, kurse Isa Agushi- asambleist nga PDK-ja the se kjo iniciativë shumë e nevojshme po pengohet nga Komuna e Gjilanit dhe njëkohësisht shpjegoi, nga përvoja e tij, se si kjo gjë funksionon në vendet perëndimore.
Ai shprehet i bindur se kjo iniciativë do të ketë suksese, peticioni do të nënshkruhet nga sa më shumë qytetarë dhe të ketë efektin e saj.