(2L ONLINE) – Përçarjeve brenda partive politike nuk ka mundur t’u rezistojë as Lëvizja Vatra nga Gjilani e themeluar para zgjedhjeve lokale të vitit 2013. Ashtu siç kemi shkruar edhe më parë, ka pasur dy grupime që kanë pretenduar se janë udhëheqësi legjitime kur është në pyetje kjo Lëvizje .
Në njërën anë ishte Sejdulla Kadriu, aktualisht këshilltar komunal i Lëvizjes Vatra, në asamblenë komunale të Gjilanit, thoshte së është drejtues i “Vatrës”, e në anën tjerë Fatmir Arifi, ish sekretar i Vatra-s, e me pas anëtar i kryesisë se re thoshte se organet e dala nga kuvendi i dytë zgjedhor ishin legjitime dhe kryesia e dal nga ky kuvend kishte zgjedhur pastaj atë për kryetar të Vatrës.
Tani pas një heshtje disa mujore, duke se në një farë forme, kjo mund të mos jetë më telashe. Kjo, për faktin se ana, apo krahu i Fatmir Arifit, që edhe më tej ka qëndruar prapa pretendimeve se ata janë “Vatra” legjitime, kanë marrë një vendim për ta ndërruar emrin nga Lëvizja Vatra në Lëvizja për Integrim e Luginës së Preshevës.
Këtë e ka konfirmuar për 2LONLINE, vet Fatmir Arifi i cili ka thënë se Lëvizja Vatra në takimin e saj të rregullt ka marr dy vendime të rëndësishme: të ndërroj emrin e saj dhe të filloj një peticion kundër veprimeve të Serbisë për marrjen e vendbanimit e si rrjedhojë edhe të nënshtetësisë së qytetarëve shqiptar të këtij shteti.
Sipas tij, Lëvizja Vatra, vitin e kaluar i ka hyrë procesit të zgjedhjeve të brendshme dhe ka mbajtur zgjedhjen e Kuvendit, Kryesisë dhe Kryetarit të ri. Kryesia e re e Lëvizjes së re, tani ka marr vendim që të ndërroj emrin në emërtimin: Lëvizja për Integrim e Luginës së Preshevës, me arsyetimin e qartësimit të veprimtarisë me specifikë gjeografike. Iniciativa për ndërrimin e emërtimin ka qenë i më hershëm se vendimi.
Sipas Arifit, pas disa konsultimeve në mes të kryesisë dhe anëtarësisë, janë dhënë shumë propozime dhe pas shqyrtimit u hodhën në votim vetëm 4 propozime dhe u votua për ndryshim të emërtimit.
Fatmir Arifi, tani kryetar i Lëvizje për Integrim e Luginës së Preshevës, ka njoftuar opinionin shqiptar për këtë ndryshim dhe për iniciativën e domosdoshme për ta mbrojtur qenien shqiptare në trojet etnike, ku është rrezikuar nga veprimet shumë të kamufluara të viteve të fundit të Republikës së Serbisë, kundrejt qytetarëve shqiptarë të këtij shteti, duke ia marrë vendbanimin dhe në këtë mënyrë duke ia pamundësuar marrjen e dokumenteve bazike personale si: certifikata e lindjes, letërnjoftimi dhe pasaporta. Me këto veprime Serbia po krijon bazën për të ndryshuar dhunshëm demografinë në komunën e Bujanocit, në mënyrë që të realizoj planin e saj për pastrimin etnik nga shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Sipas tij, Lëvizja për integrim ka filluar përgatitjet e saja për realizimin e Peticionit për të kundërshtuar veprimet e Serbisë për marrjen e vendbanimit të shqiptarëve që jetojnë pa dëshirën e tyre në Serbi.
Ky peticion do ti drejtohet: Parlamentit Evropian, Këshillit të Evropës dhe Gjykatës së Strazburgut.
“Me këtë peticion do të bëhet senzibilizimi i opinionin të brendshëm, shteteve kudo që jetojnë shqiptarët dhe institucioneve të Bashkimit Evropian për të ndërhyrë dhe parandaluar këto veprime kundër-njerëzore dhe për të arsyetuar ekzistencën se për cka janë krijuar. Gjithashtu këtë petecion presim që ta nënshkruajnë të gjithë qytetarët me prejardhje nga Lugina e Preshevës” ksa tërën në fund Arifi. /2L ONLINE/