/2L ONLINE/ – Shkolla Fillore e Mesme e Ultë “Vatra e Diturisë”, në Livoç të Epërm të Gjilan është bërë me kabinet të TIK-ut dhe të gjuhëve (multifunksional), i pari në Kosovë i dizajnuar në një formë të tillë. Kjo u mundësua falë edhe një granti të fituar nga Korpusi i Paqes, ku vlera ishte 6024 euro, e me të cilën janë blerë 15 kompjuterë dhe 15 monitorë, 15 tavolina për kompjuterë, gjeneratori, inventori, 15 dëgjuese me mikrofon, Vajerlesi, 4 kamera, 25 karrige me ulëse të butë e pajisje tjera të nevojshme për ta realizuar projektin në formën të cilën është realizuar.
Drejtori i shkollës, Fadil Musliu tha se e filluan punën për realizimin e këtij projekti me trajnimin për hartimin e projekteve dhe menaxhimin e tyre nga Korpusi i Paqes në Prishtinë në pranverë të viti 2016. Sipas tij, idenë se ç’farë projekti do të propozonim e hartonin me Mathew Clark, mësues i gjuhës angleze në këtë shkollë, e që erdhi si pjesë e Korpusit të Paqes.
Sipas tij, në momentin që morën konfirmimin nga Korpusi i Paqes, se shkolla ka fituar gratin për pajisje të shkollës me kompjuterë dhe pajisjet tjera për kabinet, kanë filluar përgatitjet për krijimin e hapësirës.
Musliu tha se hapësira që zënë kompjuterët sipas këtij modeli është pothuajse zero dhe nuk e pengon fare nxënësin për punë, janë shumë atraktiv, nxënësi mundët t’i shoh të gjitha pjesët edhe të shohë funksioni e tyre, është edhe motivuese për të thelluar imagjinatën krijuese e hulumtuese të nxënësit në aspektin e teknologjisë.
“Projekti ynë besojmë se do ta bëjë krenar edhe Korpusin e Paqes për investimin e bërë, do të jetë një shembull model edhe për gjeneratat e reja të vullnetarëve të Korpusit jo vetëm në Kosovë por edhe në mbi 50 shtete të botës ku vepron Korpusi dhe për shkollat dhe institucionet tjera”, ka thënë tutje drejtori i shkollës Fadil Musliu.
Se ky projekt për shumë arsye është më i miri në Kosovë, Musliu ka përmend faktet si:
Participimi i komuniteti, Drejtorisë së Arsimit, shkollës dhe komuniteti me punë vullnetare e mjete, pastaj se përdoruesi e veçmas nxënësit e shohin secilën pjesë të kompjuterit dhe e shohin po ashtu edhe punën e ti. Se kompjuteri është i mbrojtur nga prekja e nxënësve, nuk mundë të dëmtohet dhe është i mbrojtur nga pluhuri që është një dëmtues mjaft i madh i pajisjeve teknologjike, se shtëpiza e kompjuterit po ashtu janë të mbrojtura nga lagështia dhe uji që ndonjë herë pa dashje mundë të derdhën gjatë pirjes nga nxënësi- përdoruesi, se produkti i krijuar hynë në funksion me ekstra pajisje të krijuar (qip) dhe del nga puna po me këtë pajisje që është po ashtu risi, se futjen në punë dhe shkyçjen nga puna mundë ta bënë vetëm personi i autorizuar çka e bënë produktin më të qëndrueshëm dhe më ekonomik edhe sa i përket mirëmbajtje dhe shpenzimeve të energjisë elektrike.
“Projekti jonë është inovativ multifunksionale dhe i par i dizajnuar në Kosovë dhe më gjerë në këtë formë dhe do të jetë një shembull model edhe për shkollat dhe institucionet tjera”, ka thënë Musliu, për ta falënderuar projektuesin dhe dizajnuesin e këtij projekti Kudret Mustafën, që sipas tij, ka punuar me ditë të tëra në mënyrë vullnetare për projektin e kabineti për ta realizuara në këtë formë.
Përndryshe, ndër mysafirë të tjerë në këtë inaugurim ishte edhe Drejtoresha e Korpusit të Paqes për Kosovë znj. Darlin Grant, e cila po ashtu e ka vlerësua si shumë të rëndësishëm realizimin e këtij projekti. /2L ONLINE/