Për herë të parë një klub i basketbollit nga Kosova në konkurrencën e femrave luajti ndeshje zyrtare ndërkombëtare, që prej shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008.
Kampionia në fuqi, KBF Mabetex Prishtina luajti në Rusi, përballë skuadrës me shumë cilësi, MBA Moscow, në kuadër të Kupës Evropiane të FIBA-s (FIBA EUROCUP Women).
Vashat kosovare e humben takimin me rezultat, 90:58.
Për herë të fundit që një klub kosovar merrte pjesë në gara ndërkombëtare ishte sezoni 2003/2004, kur Universiteti i Prishtinës garonte në Ligën Rajonale Trocal.