Qindra qytetarë kanë marrë pjesë në varrimin e Reshat Bajramit nga Tërnoci i cili ndërroi jetë të mërkurën në burgun e qarkut në Vranjë.
Lot, heshtje dhe pikëllim rrethonin sot ceremoninë mortore të Reshat Bajramit i cili ndërroi jetë derisa ishte në burg.
Familjarë, miq e qytetarë të shumtë në mesin e të cilëve edhe spektri politikë i Luginës së Preshevës i dhanë lamtumirën Reshatit.
Ceremonia mortore e 40 vjeçarit shqiptar u zhvillua në xhaminë e Strukturavë derisa trupi i të ndjerit u përcollë për në banesën e fundit, në varrezat e kësaj lagje, na afërsi të stadiumit të futbollit të fshatit Tërnoc, transmeton Portali Titulli.
Reshat Bajrami për 30 ditë u mbajt në paraburgim me pretendimin se ai ishte prezent si pasagjerë në makinën “Audi” e cila kishte shtypur për vdekje policin Goran Gjorgjeviq nga Kërshevica e Bujanocit.
Familjarët e tij deri në momentin e fundit kishin mohuar një akuzë të tillë duke pasur alibi se Reshati ishte me shokë në mbrëmjen e 21 tetorit kur edhe ndodhi aksidenti.
Familja, të ndjerin e kishte vizituar në burgun e Vranjës një ditë para vdekjes ku ai ishte ankuar për dhimbje në krahërorë, në pjesën e zemrës.
“Të pafajshëm e morën dhe e prunë të vdekur”, u shpreh vëllau i Reshatit, Fatmir Bajrami.
Ai theksoi për Titullin mënyrën se si ishte njoftuar, pas më shumë se pesë orë që kishte ndërruar jetë vëllau i tij, dhe se nuk e kishte njoftuar policia që e kishte marrë por gardianët nga burgu.
Vlen për t’u theksuar se masa e paraburgimit prej 30 ditëve që i ishte caktuar të ndjerit nga Gjykata në Vranjë, sipas Fatmirit përfundoi në ditën e vdekjes së Reshatit.
Në këtë ditë Gjykata duhej të merrte një vendim tjetër, për lirim apo vazhdim të procesit gjyqësor.
Pas përfundimi të ceremonisë mortore, kryetari i Bashkësisë Lokale të Tërnocit Agim Haliti, duke iu drejtuar masës, tha se do të kërkojnë zbardhjen e këtij rasti deri në fund, duke u shprehur se “tani nuk e dimë se kush e ka rendit pas Reshatit”.
Reshat Bajrami ishte personi i vetëm që ishte arrestuar lidhur me rastin e aksidentit ku humbi jetën polici Goran Gjorgjeviq.
Deri më tani policia ka arritur të gjejë veturën “Audi” e përfshirë në aksident të cilën edhe e kanë ekzaminuar ekpertët nga Beogradi dhe Nishi.
Udhëheqës të lartë policorë të Serbisë disa herë kanë deklaruar se e dinë se kush ishte ngasësi i makinës që shkeli për vdekje policin, mirëpo deri më tani akoma nuk kanë arritur ta kapin kryesin e kësaj vepre.