Është hapur në Çagllavicë të Prishtinës, panairi i përgjithshëm ndërkombëtar “Prishtina 2024” me pjesëmarrje të rreth 100 kompanive vendore dhe atyre ndërkombëtare.
Resorti Ekskluziv “Vali Ranch Resort” nga Gjilani, i dëshmuar si një nga komplekset më të avancuara në fushën e rekreacionit dhe kulinarisë, si dhe mundësive të shumta që ofron për qytetarët, në këtë panair ishte prezente me një mori prezantimesh atraktive e të veçanta.
Pronari Fehmi Fetahu kohë më parë pati premtuar befasi të reja në Resortin Vali Ranch. Ndër to ka qenë ekskluziviteti i Lokacionit të eventeve “Sun Garden!”.
Pikërisht ky kompleks ka qenë pjesë e prezantimit në panair, sikurse që drejtuesit e Resortit kanë treguar edhe për gamën e gjerë të prezantimeve tjera të shërbimeve atraktive që “Vali Ranch Resort” ofron në vazhdimësi.
“Në Panair janë prezantuar përmes katalogimit grafik e audio-vizuel të gjitha sallat e eventeve, si lokacionin e eventeve “Sun Garden!”, e cila po vlerësohet si salla më ekskluzive në Ballkan, e nga më ekskluzivet në mbarë Europën, sikurse që janë prezantuar edhe sallat tjera të jashtëzakonshme, si: “Quen Vali Pallace”; “Royal Hill Palace, etj”.
Sipas menaxhmentit, ekskluziviteti i prezantimeve të Resortit më ekskluziv “Vali Ranch Resort”, ka qenë gjithëpërfshirës, me pasqyrime të mëtejme, si pjesë e mundësive të shumta e të panumërta që ofron ky Resort.
“…Poashtu janë prezantua para mysafirëve në panair edhe kompleksin që përfshinë Ranch-in e kuajve; restauranin ditor, sikurse edhe ekskluzivitetin e fustaneve të nusërisë “Sara Fashion”, me modelet më të fundit për nuse, e në të njëjtën kohë janë pasqyruar një mori mundësish tjera që ofron Resorti më ekskluzive “Vali Ranch Resort”, kanë shtuar pjesëtarë të stafit të Resortit.
Siç bëhet e ditur më tej, nami që ka Vali Ranch Resort gjithandej, si në vendin tonë ashtu edhe në vendet tjera në rajon e më gjerë, ka bërë që interesimi të jetë jashtëzakonisht i madh nga ana e mysafirëve prezentë në panair.
Panairi i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, i cili do të jetë i hapur për tre ditë me radhë në “Prishtina Business Center” në Çagllavicë, vjen me një gamë të gjerë të ekspozuesve dhe pjesëmarrësve nga sektorë të ndryshëm të ekonomisë, si në industrinë e ndërtimit, inxhinierisë, energjisë, bujqësisë, ushqimit dhe gastronomisë.
Pjesëmarrës në panairin e këtij viti janë biznese dhe organizata nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Finlanda, Çekia, Gjermania, Zvicra, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi dhe biznese nga diaspora shqiptare. /2LONLINE/