Resorti Vali Ranch, është ekskluziv dhe tërësisht i veçantë për dasma familjare e ahengje tradicionale, me mundësi të pafund zgjedhjeje dhe me numër të madh restorantesh e sallash të të gjitha llojeve, madhësive e mundësive…!
Për 18 vite me radhë prej se është inaugurua dhe ka filluar fushëveprimtarinë, Vali Ranch Resort vazhdon të mbetet vendi më atraktiv e më joshës për të sendërtuar “ëndrrën e kurorëzimit të çifteve të reja”, si dhe adresa unike për kremte e festa familjare të të gjitha llojeve, si për klientelën dhe komunitetin vendës ashtu edhe për atë që vjen enkas nga vendet e ndryshme të hapësirës mbarëkombëtare.
Sipas menaxheres së eventeve, Mihane Maliqi, Vali Ranch Resort posedon salla të ndryshme dhe unike, me mundësi të shumta zgjedhjeje.
“Eventet kanë rëndësi të madhe dhe përkushtimi ynë është pothuajse i njëjti çdo vit, duke filluar nga organizimet e dasmave me numër më të vogël të mysafirëve deri te ato më të mëdha. Pra, interesimi për organizime te ne, vazhdon të jetë prezent dhe të realizojmë dasma të shumta, veçmas gjatë sezonit veror. Ne gjithashtu kemi salla të shumta ku secila nga to ka veçorinë e saj që e dallojnë nga të tjerat, në funksion të kërkesave të klientelës”, ka thënë ajo.
Sipas menaxheres Maliqi, kërkesat janë të mëdha edhe për hapësirat e jashtme – “exterier” – të resorit, krahas sallave të shumta të brendshme – “enterier”.
Në kuadër të gamës së gjerë të shërbimeve që ofron kompleksi “Vali Ranch Resort”, janë edhe furnizimet e shërbimeve me kostume të ahengjeve, përfshirë vellot e nusërisë, si dhe me mundësi tjera të pafund të alternativave të përzgjedhjes.
Ndërsa vet pronari Fehmi Fetahi, ka treguar për preferencat e tij të lidhura me pamjen dhe nuancat e filleve inauguruese të resorit dhe idenë për të vënë në spikamë dominuese ngjyrat e bardha, që tashmë janë sinonim adekuat i veçantisë ekskluzive që e dallon këtë kompleks hotelier.
“…Vali Ranch ka startuar në vitin 2026, ndërsa në vitin 2008 ka vijuar me një resort shumë të vogël, të përbërë nga 4 tavolina e 12 karrige. … E kur e shoh nga ky këndvështrim këtë rrugëtim 16-vjecar, Vali Ranch është rritur e është bërë tashmë një qytezë e vogël, me rreth 1 km gjatësi e 700m. gjerësi, që e bëjnë tejet interesante rritën dhe zhvillimin e tij ndër vite, për t’u zgjeruar e bërë ky që tashmë është! – Unë e dua shumë të bardhën, dhe kjo ka bërë që të emërtohet “Qyteti i Bardhë”, pasi përveç pjesëve tjera edhe dyshemetë i kemi të bardha!”, ka thënë Fehmi Fetahi.
Sipas pronarit të resorit Vali Ranch, numri i objekteve të kompleksit është mjaft i madh, rreh 18 sosh, e më i riu është “Sun Garden”, i cili është funksionalizuar, e i cili në enterier do të ketë një park ekskluziv!
Numri i të interesuarve për të ardhur në “Vali Ranch” sipas pronarit Fehmi Fetahi është shumë i madh, për të organizuar dasma e ahengje të llojeve të ndryshme. Ndërsa ambientet janë të gjitha unike në mënyrën e tyre, si: Restaurani, “Steak House”, “Staza e Kalërimit”, etj, duke e bërë resortin Vali Ranch joshës e atraktiv për turistë e vizitorë të shumtë në vazhdimësi kronologjike sezonale e vjetore.
Klientela e Vali Ranch sipas z. Fetahi, është tradicionalisht lokale, por edhe mbarëkombëtare, me kërkesa vazhdimisht në rritje nga komuniteti shqiptar qe vjen nga mbarë bota, si: Zvicër, Gjermani e shtetet tjera të Evropës ku ata jetojnë, sikurse edhe nga Australia e larget dhe Kanadaja e SHBA-ja, përtej Atlantikut.
/Vali Ranch Resort & Congress Center/