/2L ONLINE/ – Forumi i Gruas i Degës së LDK-së, në Gjilan, ka përmbyllur procesin zgjedhor me çka ka kurorëzuar procesin e filluar tani e një muaj më parë, duke e rikonfirmuar në krye të këtij forumi edhe për një mandat Valentina Bunjaku – Rexhepin. Siç thnë në LDK, e para e rugovisteve gjilanase, Valentina Bunjaku – Rexhepi ka marrë besimin për të udhëhequr Forumin e Gruas së LDK-së, edhe për një mandat.
Ajo në hapje të Kuvendit të sotshëm të Forumit të Gruas së LDK-së ka prezantuar sukseset e LDK-së e në veçanti të Forumit të Gruas, me që rast theksoi se LDK ishte, është dhe do mbetet gjithherë besë dhe shpresë për Kosovën dhe Gjilanin. Ajo ka thënë se me rikthimin në qeverisje të LDK-së dhe Kryetarit Lutfi Haziri, po dëshmohet qartë se janë organizatë lidere e gruas në Kosovë, andaj ajo sot para çdo gruaje me respektin më të madh përulet në shenjë nderi për sakrificën e bërë në etapa të ndryshme për liri, pavarësi dhe demokraci.
Punimet e Kuvendit, me fjalë rasti i ka përshëndetur edhe Kryetari Gjilanas, njëherësh kryetar dege dhe nënkryetar në nivel qendror të LDK-së, Lutfi Haziri, i cili duke falënderuar gratë delegate dhe aktivistet pjesëmarrëse, ka theksuar se është në thelbin e LDK-së që çdo hapë që bënë ta bëjë me besim në familje, atdhe dhe Zot. “Andaj edhe sot ky numër kaq masovik i mbledhur në këtë kuvend zgjedhor, dëshmon se LDK po ecën drejtë rritës me inkuadrimin e juve zonjave dhe të rejave që me elanin dhe njohuritë e reja do ti jepni LDK-së, Gjilanit dhe Kosovës force në ecjet drejtë sukseseve të reja. LDK çdo herë e në veçanti gjatë këtij mandati, shtrirjen e saj e ka orientuar në çdo shtëpi, në çdo fshat, në çdo lagje duke pasur qëllim që me investimet tona të ndikojmë direkt në përmirësimin e jetës së qytetarit, andaj sot unë ju përgëzoj për unitetin tuaj dhe këtë numër kaq të madh që jeni mbledhur për ti zgjedhur udhëheqset tuaja të cilat bashkë me ju do të bëjnë rrugëtimin katër vjeçar si në rriten e partisë po ashtu edhe në zhvillimin e vendit”, ka thënë Haziri.
Kuvendin me fjalë rasti nga niveli qendror, e kanë përshëndetur edhe Vjollca Krasniqi dhe Kimete Bytyqi, derisa Kuvendi në vazhdim ka rizgjedhur kryetare edhe për një mandat Valentina Bunjaku – Rexhepi si dhe kryesinë dhe delegatet për kuvendin qendrorë të FG-së. të LDK-së, e ku i është dhënë përkrahje e fortë edhe Lirie Kajtazi që edhe për një mandat të zgjidhet në krye të FG-së së LDK-së në nivel qendrorë. /2L ONLINE/