“Nuk kam aspak dyshim që gjilanasit do të rreshtohen me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) sepse qytetarët e komunës së Gjilanit janë të përgjegjshëm që e duan të mirën e përgjithshme dhe se besimin që kanë pasur gjithmonë dhe që e kanë në Lidhje, do ta vazhdojnë edhe më fuqishëm në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të mbahen më 14 shkurt”, thotë ish deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku – Rexhepi.
Ajo ka konfirmuar për Portalin 2LONLINE.com, se do të jetë pjesë e listës së LDK-së, në garën për deputetë, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, dhe atë për shkak të besimit që e ka në qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe gjilanasit se do të dinë me kë, do të rrugëtojnë bashkë edhe pas zgjedhjeve.
Ajo thotë se LDK-ja ka dëshmua që mbron dhe përfaqëson interesin qytetarë, angazhohet për shtet funksional, partneritet të sinqertë me ndërkombëtarë, veçmas me SHBA-në, për dallim prej subjekteve tjera që primare e kanë vetëm pushtetin e jo shtetin, janë në gjendje për realizim të interesit të tyre vetanak edhe për anarki dhe për prishje të raporteve me ndërkombëtarë.
Bunjaku-Rexhepi ka thënë se besimi i qytetarëve në Lidhjen Demokratike është edhe për faktin se ky subjekt ka dëshmua me vepra për shtetin derisa të tjerët kanë vetëm fjalë.
“LDK-në nuk duhet ta shohim vetëm në këtë cikël zgjedhor, por edhe pas zgjedhjeve sepse ajo është dhe do të mbetet gardiane e shtetësisë së Kosovës”, thotë Valentina Bunjaku – Rexhepi. /2LONLINE.com/