(2L ONLINE) – Qendra e Mjekësisë Familjare sot në “Handikos” ka bërë vaksinimin kundër gripit të personave me aftësi të kufizuara. Fatmir Shurdhani menaxher i Handikos ka thënë për Portalin 2L ONLINE, se këto vaksina janë shumë të mirëseardhura për personat me aftësi të kufizuara sepse ruajnë imunitetin dhe bëjnë parandalimin e gripit për të gjithë ata persona të cilët janë të vaksinuar.
Shurdhani u ka bërë apel të gjithë personave me aftësi të kufizuara të cilët duan të marrin vaksinën kundër gripit të lajmërohen në qendrat e Mjekësisë Familjare ne mënyrë që të shfrytëzojnë këtë mundësi për marrjen e vaksinave kundër gripit.
Me këtë rast, Shurdhani ka falënderuar Dr.Ismet Uruqi me ekipin e tij, i cili, që tri vite radhazi nuk i harron edhe këtë kategori të shoqërisë, duke e bërë punën e tyre me shumë elan. /2L ONLINE/