U. d. Ministrja Gexha Bunjaku ka vizituar ekipet mobile të vaksinimit në Qendrën e Vaksinimit kundër Covid-19 në Fushë Kosovë, ku kryesisht po vaksinohen qytetarë të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian.
Bashkë me Ministren Gexha ishin dhe Nona Zicherman – Shefe e zyrës së UNICEF-it dhe Zeinah Salahi – Shefe e USAID në Kosovë.
Ky angazhim po realizohet permes bashkëpunimit në mes të QKMF-së, OJQ-së Balkan Sunflowers Kosova, USAID dhe UNICEF.
Ministrja Gexha falenderoi ekipet e vaksinimit për angazhimin e çmuar dhe vetëmohimin në këtë proces të rëndësishëm për shëndetin publik, dhe në të njejtën kohë kërkoi mbështetjen nga secili qytetar, të bisedojmë me të afërmit tanë që të vaksinohen sa më shpejt, tash kur kemi majftueshëm vaksina dhe ndodhemi në një situatë të qetë epidemiologjike. Kështu mbrojmë kujdesin shëndetësor nga mbingarkesa, ekonominë nga mbyllja dhe mirëqenien tonë sociale nga kufizimet.
Vaksinimi mobil do të vazhdojë pa ndërprerje me një orar të kombinuar nga punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe do të vizitohen zonat me frekuentim të lartë dhe zonat rurale, për të lehtësuar kuptimisht qasjen e qytetarëve në vaksinimin kundër Covid-19, në të gjithë Republikën e Kosovës. /2LONLINE.com/