Në Malishevë u zhvillua Gara Republikane, e organizuar nga Federata e Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës, me pjesëmarrjen e shtatë regjioneve.
Vashat e SHMU “Selami Hallaqi” nga Gjilani, shkëlqyen në këtë garë, duke zënë vendin e parë në nivel vendi.
“Me një performancë të jashtëzakonshme, ato treguan talentin e tyre sportiv dhe përgatitjen e shkëlqyeshme. Për këtë arritje të madhe, urojmë vashat dhe mësimdhënsen tonë, Znj. Teuta Mehmet, për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm dhe përkushtimin në këtë fushë. Tradita vazhdon”, thuhet në faqen zyrtare të kësaj shkolle. /2LONLINE/