Unioni i Studentëve Pro Europian, duke shqyrtuar sitatën e krijuar në Universitetin “KADRI ZEKA” vendosë që të mos marr pjesë në zgjedhjet studentore duke e konsideruar këtë proces të montuar dhe joligjor.
U bëjmë thirrje të gjithë studentëve që të mos marrin pjesë në të aashtuquajturat “zgjedhjet studentore” sepse ashtu do të bëhen pjesë e një procesi me një garues – jodemokratik..
USPE ka shprehur shqetësimet dhe dyshimet e veta disa herë për procesin zgjedhor të studentëve, por të gjitha këto shqetësime kanë hasur në vesh të shurdhër.
Fillimisht e tëra ka filluar,
*Më datë 31.03.2017, me numër të protokolit 02/443, Këshilli Drejtues i UKZ-së merr vendim për shpalljen e zgjedhjeve studentore në UKZ. Në pikën 1 të këtij vendimi caktohet edhe data e mbajtjes së tyre më 4 Maj 2017. Në pikën 2 të vendimit thuhet se KQZ-ja do të konsituohet nga kryesuesi I KD-së brenda pesë ditëve nga shpallja e zgjedhjeve. Kjo nuk ka ndodhur fare, bile nuk është thirrur asnjë takim I KQZ-së, e as nuk është dërguar ftesë për dërgimin e përfaqësuesve të organizatave më të mëdha studentore në KQZ sic e parasheh rregullorja e zgjedhjeve me nenin 12, pika 2.3 dhe 3, kjo nënkupton se kemi shkelje të procedurave dhe rrjedhimit të rregullores së zgjedhjeve të studentëve.
*As më datën 18 prill nuk është konstituuar KQZ-ja për arsye të paditura deri më tani, dhe pastaj takimi I radhës është thirrur për datën 21 prill, ku si rezultat I pakënaqësive me njëanshmërinë e mendimeve dhe veprimeve të kryetarit të KQZ-së, zëvendës-kryetari I KQZ_së dhe njëri nga anëtarët lëshojnë takimin në shenjë pakënaqësie.
*Pika katër e vendimit të KD-së thotë se zgjedhjet studentore do të zhvillohen në pajtim me Rregulloren për zgjedhjet studentore dhe sipas planit dinamik të hartuar nga KQZ-ja. Shkelje e radhës është se pos që nuk është bërë konstituimi I KQZ-së, në kohën e duhur duke shkelur normat juridike në fuqi, nuk kemi as rregullore të punës së KQZ-së dhe as plan dinamik të zgjedhjeve, që shkelë në mënyrë flagrante nenin 12 pika 8, të rregullores për zgjedhjet e studentëve. Sot është data 24 Prill ndërkaq zgjedhjet sipas vendimit të KD-së do të mbahen me datë 4 Maj. Ka diskrepancë të paarritshme dhe pamenduar në realizimin e këtij procesi për shkak të shkeljeve të vazhdueshme ligjore.
*Më datë 21 prill në mbledhjen konstituive (në të cilën mungonte kryetari I KD-së, I cili duhet të konstituojë KQZ-në sipas nenit 12, pika 3 e rregullores për zgjedhjet e studentëve), për habinë e të gjithëvëe prezent ishte edhe Mehmët Zylfiu. Prezenca e tij ishte e jashtligjëshme, pasiqë rregullorja e zgjedhjeve nuk i garanton vend në KQZ e as në KZF (Komisionet zgjedhore të Fakulteteteve) organizatave të reja, ato kanë të drejtë vetëm të vëzhgimit në ditën e votimit nëpër vendvotime. Kjo kuptohet si shkelje e rregullores së zgjedhjeve të studentëve.
*Publikimi I listave përfundimtare të studentëve me të drejtë vote, sipas rregullores për zgjedhjet e studentëve, është i paraparë 14 ditë pas shpalljes së zgjedhjeve studentore, ndërkaq ajo është bërë publike me 21 prill. Kjo bie ndesh me nenin 23, pika 1 (ku ju referohet direct ju), pika 3, pika 4, pika 5 dhe pika 6. Ndërkaq për efektet e kësaj liste besoj që I dini.
*Dorëzimi I listave të kandidatëve të organizatave studentore, sipas nenit 24, pika 1 thuhet se organizatat e studentëve me të drejtë pjesëmarrje në zgjedhje për parlament studentor apo këshilla të studentëve sipas parimeve të kësaj rregulloreje duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve në komisionin zgjedhor përmes postës së regjistruar më së voni 30 ditë para zgjedhjeve. Ndërkaq për këtë pikë as që është diskutuar. Rrespektimi I këtij neni dhe kësaj pike të rregullores ka pamundësuar organizatën që përfaqëson Rinia Studentore që të marrë pjesë në procesin zgjedhor, për shkak se ata fare nuk kanë qenë të licencuar në MAP.
*Sipas kanaleve jo-zyrtare apo të shprehura nga bisedat formale me zyrtarët tuaj, kemi marrë informatë se organizatat studentore që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e kaluara studentore do të kenë mundësinë shfrytëzimit të buxhetit në vlerë deri në 1000 euro. Ne mendojmë që kjo prap është diskriminuese dhe bie në kundërshtim me praktikat e mëhershme në procese të tilla, këtë e themi duke marrë si shembull praktikën e zhvillimit të proceseve në UP. Sipas mendimit tonë bugjeti për zgjedhjet studentore duhet të ndahet varësisht nga përkrahja përmes votës që organizatat studentore kanë marrë në zgjedhjet e kaluara, e jo të ndahen në mënyrë proporcionale. Sepse kështu mund të krijohen organizata fantome vetëm për të shfrytëzuar buxhetin. Për Unionin e Studentëve Pro Europian shfrytëzimi I buxhetit për aktivitet ka qenë I pamundur ndërkaq, krejt kjo për shkak të procedurave burokratike të cilat administrate juaj n aka paraqitur.
*USPE si organizatë ka patur në shfrytëzim një zyrë në katin e katërt të objektit A të UKZ-së të lejuar për shfrytëzim të pacaktuar nga Këshilli Drejtues i UKZ-së në vitin 2014. Kjo zyre pa kurrfar paralajmërimi është dhënë në shfrytëzim një zyrtari të UKZ-së për të realizuar një projekt që sipas asaj që kemi parë në derë të zyres shkruan euforia.USPE, jo që nuk ka qenë e njoftuar për këtë veprim, por komplet materiali, përfshirë kompjuerin, banerët, fotografitë dhe të gjithë arkivën e punës shtatë vjeqare e kanë konfiskuar për të mos dijtë asnjëherë se cfarë ka ndodhur me to. Për këtë askush asnjëherë nuk ka dhënë kurfar përgjegjësie. Ndërkaq dëmi i shkakuar për organizatën është tepër i rëndë pasi që pos që na ka dëmtuar financiarisht më shumë n aka lënduar emocionalisht. Për dijenin e opinionit kjo ka ndodhur vetëm dy muaj para se të shpallen zgjedhjet studentore në UKZ-. Ne mendojmë që edhe kjo nuk ka ndodhuur rastësisht.Për rastësi, ditën e enjte më datë 11 maj thuhet se është hedhur shorti për tërheqjen e numrave të organizatave studentore që garojnë në zgjedhje, si është e mundur të ndodhë kjo kur KQZ-ja nuk ka patur korum ligjor për mbajtjen e takimeve prej mbledhjes së parë.Poashtu, nuk mund të tëhriqen numrat për organizatat që nuk janë prezente në mbledhje. Kjo është shkelje e radhës e normave dhe praktikës zgjedhore.
Duke parë të gjitha këto shkelje e favorizime USPE ka vendosur që të mos prezentoj me përfaqësuesin e saj në KQZ. do të thot që ne nuk duam të bëhemi pjesë e shkeljeve ligjore, dhe në këtë mënyrë të legjitimojmë procesin e dyshimtë zgjedhor.
Unioni I Studentëve pro Europian I bënë thirrje Këshillit Drejtues të UKZ-së dhe Rektorit të UKZ-së Prof.dr. Bajram Kosumi që të ndërhyjë për të stopuar një process joligjor në mënyrë që të mos stimuloj zhvillimin e një procesi zgjedhor studentor sipas sistemit të vjetër (komunist-autoritar) ku zgjedhjet do të mbaheshin me një subjekt të vetëm garues. Sistem të cilin vetë rektori Kosumi e ka luftuar për të sjellë një pluralizëm dhe demokraci në vend.
Ne si USPE, nuk do të ndalemi do të vazhdojmë fuqishëm në realizimin e kërkesave tona duke shfrytëzuar të gjitha format demokratike të pakënaqësisë dhe veprimit.
#USPEistheWAY