(2LONLINE) – Unioni i Studentëve Pro Europian në vazhdën e aktiviteteve të saja zhvilloi ngjarjen USPE TALK, ku u grumbulluan strukturat e USPE në Gjilan, për të shpalosur aktivitetin e deritanishëm të kësaj organizate.
Në këtë takim morën pjesë Këshillat e Studentëve të Fakultetit të Edukimit, Juridik dhe Ekonomikut në kuadër të UP-së dhe UPGJ-së, po ashtu dhe anëtarët e PS të UP-së dhe UPGJ-së nga radhët e USPE, musafir nga shoqëria civile, partitë politike të komunës, mediat etj.
Selim Daku kryetar i USPE-së, shtjelloi në pika të shkurtra qëllimin e themelimit, misionin e organizatës, kontributin akademik që kjo organizatë ka dhënë dhe vazhdon të japë në UP, UPZ dhe UPGJ, aktivitetet më qëllim të ngritjeve të kapaciteteve nga të cilat gjatë 2010-2012 përfituan mbi dy mijë studentë në bashkëpunim më këto organizata KCIC, ANP, MDA, KCD, KVRL, KQVR, OSBE, KMI, Resurce Hub Prishtina, BEA INSTITUTE, YAC, të cilat janë falënderuar. Në takim u përmendën edhe shumë vizita studimore të cilat janë realizuar, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të zi, Kroaci dhe Turqi, po ashtu bashkëpunimi ndërkombëtarë me Universitete rajonale dhe evropiane.
Ai theksoi se USPE si e vetmja organizatë masive në Republikën e Kosovës është e pa ndikuar partiakisht dhe si e tillë do të vazhdojë të veproj.
Daku po ashtu falënderoi të gjithë anëtarët që kanë dhënë kontribut në këtë organizatë, ata që po japin dhe inkurajoi të studentët e rinj të jenë pjesë e këtij përfaqësimi studentor./2LONLINE/