Unioni i Studentëve Pro Europian (USPE) dega në Gjilan, për ditën e 1 Majit do të organizojë marsh protestues.
Marshi protestues ka për qëllim avokimin e të drejtave të të rinjve, e studentëve në veçanti për punësim.
Duke ditur që në Kosovë nuk është protestuar asnjëherë për të drejtat e punëtorëve, ne po kërkojmë vetëm të na jepet e drejta e punësimit, thuhet në njoftim.
Ne si të diplomuar të ardhshëm, nuk kemi kurrfarë perspektive, nuk dimë se çfarë na pret, por ne nuk e kemi humbur ende shpresës, për këtë arsye edhe do të protestojmë.
Marshi organizohet më datë 1 Maj duke filluar në ora 11:00 para hyrjes së Universitetit “Kadri Zeka” dhe do të përfundoj para teatrit të qytetit në Gjilan, ku do të mbahen disa fjalime, thuhet në njoftim.