Unioni i Studentëve Pro Europian ka mbledhur kryesinë qendrore, kryetarët e fakulteteve dhe anëtarë të komisioneve të përhershme për të përgatitur strategjinë dhe platformën e saj 2014-2016.
Gjatë punës, janë gjetur shumë vërejtje dhe mangësi të Universitetit të Prishtinës, nga të cilat studentët mund të pësojnë, andaj janë dhënë ide për inicimin e tyre në mënyrë që ato të përmisohen apo evitohen ato.
Programi i hartuar, përmbanë anën akademike, të kapaciteteve dhe atë të aktiviteteve që do të realizohen gjatë viteve 2014-2016.
Unioni i Studentëve Pro Europian, është e vetmja organizatë që nga viti 2010 azhuron planprogramin e saj për studentë dhe si e tillë mundohet të jetësojë pikat që dalin nga ai.
“Si çdo herë USPE vazhdon të jetë e vetmja organizatë që ka një planprogram të qartë për studentët, planprogram i cili do të publikohet në ditët në vijim, andaj inkurajoj studentët që të jenë pjesë e programit të USPE-së, sepse ai garanton tretmanin më të mirë për ta”, ka thënë Mejdi Sadiku, Sekretar i Përgjithshëm i USPE-së.