Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije për një rast të klasifikuar si “dhunë në familje”, ku më 4 gusht rreth orës 21:20, i dyshuari, pas një mosmarrëveshje që ka pasur me prindin e tij ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindit të tij me çka i shkakton lëndime trupore.
“Viktima posedon edhe raportin mjekësor mbi lëndimet e marra”, ka bërë me dije, zëdhënësi Hashani.
Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit ndalohet në mbajtje për 48 orë.
Rasti ka kaluar në Prokurorinë Themelore. /2LONLINE.com/