Në kuadër të bashkëpunimit me Jordaninë një ekip e ushtrisë nga Jordania ka realizuar trajnimin Kërkim Shpëtim Uban në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim Shpëtim (QNTKSH), të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Për tri javë është realizuar trajnimi në pjesën teorike dhe praktike, ku 10 ushtarak nga Jordania dhe 5 nga FSK kanë ndjekur trajnimin duke u përgatitur në njohuritë bazë dhe të avancuara në temat: Hapja dhe Siguria e rrugëve deri te viktimat përmes thyerjeve, prerjeve dhe pajenderimeve , ndihmën e parë mjekësorë, evakuimin e viktimave etj.
Në ceremoninë e certifikimit të pranishëm ishin Ministri i Mbrojtjes z Armend Mehaj, Komandanti i Gardës Kombëtare gjeneral brigade Naim Haziri, Drejtori i QNTKSH, z John Donne si dhe oficerë të FSK-së e të NALT-it.
Ministri Mehaj dhe Gjeneral Haziri vlerësuan lartë bashkëpunimin në mes dy ushtrive duke shprehur gatishmërinë për zgjerimin dhe avancimin e këtij bashkëpunimi edhe në fusha tjera me interes të përbashkët, Kapiten Ahmad nga ushtria Jordaneze falënderoj FSK-në për mundësin e krijuar për të realizuar trajnimin e Kërkim Shpëtimit, dhe përgëzoj Qendrën e KSH për aktivitet dhe operacionet e realizuara të kësaj njësie e në veçanti operacionin e realizuar në Republikën e Turqisë pas tërmetit /2LONLINE/