Në kuadër të bashkëpunimit me Jordaninë, një ekip i ushtrisë nga Jordania ka realizuar trajnimin tre javor të Kërkim-Shpëtimit Urban në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim Shpëtim (QNTKSH), të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në ceremoninë e certifikimit të pranishëm ishin zv.ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, Komandanti i Gardës Kombëtare, gjeneral brigade Naim Haziri, drejtori i QNTKSH, John Doone, këshilltari amerikan në Ministri të Mbrojtjes, Thomas Niblock, si dhe oficerë të FSK-së.
Me këtë rast, zv.ministri Syla vlerësoi lart bashkëpunimin në mes dy ushtrive duke shprehur gatishmërinë për zgjerimin dhe avancimin e këtij bashkëpunimi edhe në fusha tjera me interes të përbashkët.
Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim Shpëtim të FSK-së vazhdon trajnimin profesional të pjesëtarëve nga vende të ndryshme të botës. /2LONLINE/