Muhamet Halili
USHTAR LIRIE NË TRYEZËN E PERËNDIVE
/A-Katana/
Peneli yt!
flatër dielli
rrezoi çdo pëllëmbë atdheu
Pena jote!
shpresë për jetë
ngrohu shpirtin e secilit
Jehona e pushkës!
heshti armikun
ia gufoi zemrën ushtarit t’lirisë
Fluturove qiellit
Ti, i pari i Çlirimtarëve
errësirës i dhe fund
I fjalës!
gjakun nderove
sy pashterur
Lirinë e ëndërruar jetësove
Tash!
në tryezën e perëndive
ulur je, si ushtar lirie
Kujtojmë!
Kosharja vend pelegrini
Katana, emër pagëzimi
Përjetësisht!
je vulë në çdo zemër
se, Liria ka Emër!