Thuhet se pas konsumit të darkës duhet të rrimë pak orë e më pas të shtrihemi ose edhe ta eliminojmë tërësisht ushqimin gjatë natës.
Studimet e fundit në fakt, e kanë hedhur poshtë këtë teori. Hapësira prej 2 orësh mes vaktit të darkës dhe gjumit nuk është e domosdoshme për shëndetin tuaj.
Ekspertë nga Universiteti i Japonisë, kanë bërë me dije se nuk ka asnjë lidhje mes vaktit të fundit dhe kohës kur shtriheni për të fjetur dhe se kjo nuk ndikon aspak tek niveli i glukozës në gjak.
Në fakt, ajo që kërkon më tepër vëmendjen tonë janë porcionet dhe përbërësit e ushqimeve që konsumojmë.
Shmangia e duhani, alkoolit, mbipesha apo deficitet e gjumit janë çfarë shkaktojnë probleme me metabolizmin tonë.