Shktruan: Ajshe Ibrahimi – Nutriciste/Dietologe
Një nga aspektet më të anashkaluara të shëndetit mendor është ushqimi. Ushqimi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin tonë fizik, si dhe shëndetin tonë mendor dhe emocional.
Kur jeni duke luftuar me depresionin, mund të ndihet pak e tepërt të mendoni për të ngrënë ushqimet e duhura. Sidoqoftë, disa nga këto ndryshime të vogla në dietën tuaj mund të ndihmojnë për të ulur simptomat tuaja dhe të kenë një efekt pozitiv në jetën tuaj të përditshme.
Depresioni prek shumë njerëz, dhe trajtimi dhe këshillimi mjekësor mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave,e perpos kesaj të tilla si një dietë e shëndetshme, gjithashtu mund të rritin mirëqenien e një personi.
Një nga faktoret mjaft te rendesishem jane zakonet e shendetshme ushqyese apo nje diete e permirsuar e ushqimit si nje shtese e shkelqyeshme që mund të kontribuojë në luftimin e depresionit dhe simptomave perfshire gjendjen shpirtrore dhe ankthin .
Dieta e përmirësuar duhet te përqëndrohet në ushqime të freskëta që janë të pasura me lëndë ushqyese si dhe kufizimin e ushqimeve të përpunuara, ëmbelsues artificial,sheqer I rafinuar, vajrat e hidrogjenizuara, ushqimet e larta ne natrium, alkooli, kofeina.
Hulumtimet kanë treguar mbështetjen më të madhe ne dy lloje te dietave:
- Dieta mesdhetare – e cila thekson më shumë yndyrnat e shëndetshme si vaji I ullirit dhe mishi I peshkut (te pasura me omega3), drithera dhe bishtajore, peme dhe perime te fresketa, arroret.
- Dietën DASH – e cila përqendrohet ne drithërat, perimet dhe frutat, qumeshtin dhe produktet e qumeshtit me yndyre te ulet,mishi I pules,peshkut, arrat dhe kryesisht ne uljen e sheqerit.
Ne baze te studimeve truri juaj është veçanërisht i rrezikuar edhe nga radikalet e lira. Edhe pse nuk ka asnjë mënyrë për të ndaluar plotësisht radikalët e lirë, ju mund të jeni në gjendje të zvogëloni efektin e tyre shkatërrues duke ngrënë ushqime të pasura me antioksidantë, përfshirë:
Beta-carotene: kajsi, brokoli, kanellë, karota, kola, pjeshkë, kunguj, spinaq, patate e ëmbël
Vitamina C: boronica, brokoli, grejfrut, kivi, portokall, speca, patate, luleshtrydhe, domate
Vitamina E: margarina, arrat dhe farat, vajrat vegjetale, gruri
Gjithashtu per te ndihmuar simptomat e depresionit siq jane gjendja shpirterore dhe ankthi ne duhet te perqendrohemi te disa nga ushqimet siq jane: Arra braziliane, peshqit yndyror, si salmon, skumbri, sardele, trofta dhe harengë të pasura me omega-3, vezë, fara kungulli ,qokollate e zezë, shafran i Indisë, kamomile, kos, vera e kuqe.
Nje rol mjaft te rendesishem për të përmirësuar gjendjen shpirtërore e lujan ushqimet e fresketa dhe te paperpunuara.Studiuesit e Universitetit të Otago në Zelandën e Re kanë paraqitur nje hulumtim ku anketuan më shumë se 400 të rinj të moshave nga 18 deri në 25 vjeç në lidhje me zakonet e tyre tipike të ngrënies kur bëhet fjalë për ushqimet te paperpunuara te gatuara, konservuar, ose fruta dhe perime të përpunuara . Ata gjetën në mënyrë të konsiderueshme më pak simptoma të sëmundjes mendore dhe ndjenja të përgjithshme të pozitivitetit, kënaqësisë së jetës dhe përmbushjes tek ata që konsumuan më së shumti shërbime të frutave dhe perimeve të papërpunuara, krahasuar me ata që hëngrën më shumë produkte të konservuar, të gatuar dhe të përpunuar ndryshe.
Studiuesit cilesuan 10 frutat dhe perimet e papërpunuara që ata gjetën të shoqërohen me shëndet më të mirë mendor dhe më pak simptoma të depresionit.
Këto përfshijnë karota, zarzavate me gjethe të errëta si spinaq, marule, kastravec, mollë, banane, grejpfrut, agrumet e tjera, manaferrat e freskëta dhe kivi. /2LONLINE/