Jemi në sezonin kur të gjithë, në punë, shkollë, shtëpi, duken të sëmurë. Por, nëse doni të shmangni viruset e dimrit ndërkohë që netët ftohen, duhet të dini që zgjedhja e dietës së duhur mund të ketë një efekt të fuqishëm.
Hudhër
Mund të shkaktojë erë të keqe në gojë, megjithatë, përfitimet e shumta që sjell hudhra në shëndet na bëjnë ta harrojmë erën e keqe.
Nëse nuk mund ta hani atë të gjallë, përfshijeni në gatime të ndryshme.
Boronica
Ky superushqim vjen me përfitime të shumta shëndetësore. Prandaj është ushqimi perfekt për të mbështetur sistemin imunitar në luftën kundër viruseve të dimrit.
Supa e pulës e gatuar në shtëpi
Thonë se supa e pulës është e mirë për shpirtin. Duhet shtuar se është e mirë edhe për trupin gjithashtu, pasi është një nga gatimet më të mira për të luftuar gripin.
Ka veti anti-virale, plus që ju bën të ndiheni më mirë kur jeni pak të dobët ose keni të ftohtë.
Patatet e ëmbla
Perimet me rrënjë portokalli duhet të hahen me bollëk nëse doni të parandaloni ftohjen, thotë Sophie.
Ato janë të pasur me beta-karotene, që kthehet në vitaminën A. Vitamina A nga ana tjetër ndihmon në përmirësimin e sistemit dgjestiv dhe bllokon bakteret e dëmshme, që shkaktojnë ftohjen.
Bajamet
Ekspertët e shëndetit sugjerojnë gjithmonë që të zëvendësoni biskotat e yndyrshme me një grusht me bajame kur jeni të uritur,
Këto fruta të thata përmbajnë gjithashtu një sërë përfitimesh shëndetësore, që mund t’ju ndihmojnë në luftimin e baktereve, sipas Sophie.
Kos
Kosi ju mban të shëndetshëm dhe në formë gjatë gjithë dimrit. Ai lufton bakteret e këqija ndërkohë që ushqen bakterin e mire.
Lulelakër
Lulelakra është ushqimi që duhet të konsumoni më shumë gjatë dimrit nëse nuk doni të sëmureni.
Ajo është një antioksidues që lufton të gjitha infeksionet. Është e mirë për t’u përdorur në supë dhe një alternativë e mirë e grurit nëse e ktheni në oriz me lulelakër.
Ujë
Uji është ushqimi që duhet të konsumohet njësoj gjatë gjithë muajve të vitit. Megjithatë, duhet të përmendim se ai është i mirë në rast ftohje dhe gripi, pasi ndihmon trupin të nxjerrë jashtë toksiant dhe bakteret.
Mjaltë
Mjalti është një super ushqim, që rrit sistemin imunitar dhe shërben si antioksidues. Ai ka veti antibakteriale, antivirale, antioksiduese, që e bëjnë mbështetësin ideal të imunitetit.