Dhimbjet e migrenës, për atë që i ka provuar, janë më të tmerrshmet. Këto dhimbje janë paralizuese dhe shoqërohen me të vjella e ndjeshmëri ndaj dritës.
Në shumicën e rasteve dhimbjet kanë nevojë për trajtim mjekësor, por në disa të tjera ato parandalohen ose zbuten nëpërmjet disa ushqimeve.
Peshku me yndyrë është i pasur ma acide yndyrore omega-3 që largon inflamacionin dhe dhimbjet.
Këto acide yndyrore ulin edhe tensionin e lartë të gjakut. Ato i gjeni tek salmon, skumbria dhe trofta.
Arrorët janë të pasura me magnez, një mineral që nxit dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Ai ndihmon në largimin e dhimbjeve të kokës dhe të migrenës.
Përveç arrorëve, magnezin e gjeni edhe tek fasulet dhe drithërat e plota.
Farat e Linit
Këto fara janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3 që largojnë dhimbjet e migrenës.
Ato janë element përbërës të shumë kurave popullore kundër migrenës.
Uji
Uji është thelbësor për shumë funksione të organeve të trupit. Dehidratimi, ose mungesa e ujit nxit dhimbjet e kokës dhe migrenën.
Pini ujë rregullisht që të parandaloni dhimbjet.
Kosi
Trupi dhe truri kanë nevojë për kalçium që të funksionojnë siç duhet. Mungesa e këtij minerali nxit dhe shkakton edhe dhimbjet e migrenës.
Sugjerohet konsumimi i rregullt ditor i kosit që trupi të ketë vazhdimisht kalçium e që migrena të mbahet larg.