Ushqimet fast-food mund të shkaktojnë trashje, ngarkesë të trurit dhe depresion, thotë një studim i ri.
Gjetjet rezultuan se yndyra e picave, hamburgerëve dhe e patateve të skuqura – depërton në tru përmes gjakut.
Kjo pasi aty, fast-food prek emocionet tona, hipotalamusin dhe çon në një rritje të simptomave depresive.
Anti-depresionët janë më pak të efektshëm për njerëzit e trashë se ato të peshës normale. Studimi u drejtua nga Universiteti i Glasgow dhe u botua në Translational Psychiatry.